Kryefjala Logo

Ku e vendosni parfumin në trupin tuaj? Mësoni si duhet bërë .

16 Tetor, 2021 | 10:26 am

Pas veshit

Lëkura është shumë e hollë në këtë pjesë të trupit dhe përshkohet nga shumë kapilarë sipërfaqësorë, kështu që edhe temperatura duke qenë më e lartë se në pika të tjera të trupit, garanton qëndrueshmërinë aromës. Parfumi duhet të hidhet në lartësinë e lobit, aty ku mbaron kocka dhe fillon bulëza.

Pas gjunjëve

Lëkura e kësaj zone preferon parfumet delikate. Ideale, sepse janë të lehta dhe më pak agresive, deodorandet apo kolonjat pa alkool dhe vajrat esencialë aromatikë që janë delikatë dhe përshtaten me natyrën e kësaj pjesë të lëkurës.

Në qafë

Dermatologët këshillojnë që ai të vendoset aty ku mbarojnë flokët, pasi esencat e parfumuara i thajnë flokët dhe i dobësojnë shumë fibrat. Për shumë njerëz, vendi i preferuar për ta vendosur atë janë kyçet e dorës, edhe pse pas larjes së duarve, apo futjes në det, aroma mund të zhduket lehtë. Atëherë lind pyetja se ç‘duhet të bëjmë për të pasur një aromë që zgjat për shumë kohë në trup, ku duhet ta vendosim? Ja disa nga vendet më të rëndësishme që mjekët këshillojnë për të vendosur parfumet.

Në shpinë

Femrat që zakonisht përdorin parfume të cilat përmbajnë shumë alkool duhet ta hedhin në shpinë mes shpatullave, ku aroma reziston më tepër. Ndërsa parfumet me aromë më të lehtë mund të aplikohen në fund të kurrizit poshtë pa shkaktuar acarimin e lëkurës.

Në gjoks

Në këtë zonë nuk janë shumë të këshillueshme parfumet me përqendrime të mëdha vajrash esencialë dhe alkoolesh, pasi ajo është shumë delikate për të shkaktuar alergji. Do të ishte mirë që të hidhnit disa pika parfumi në mes të gjoksit, por pa e ekzagjeruar. Mirë do të ishte të përdornit flagranca të thata, apo aroma shumë të lehta.

Për më shumë qëndrueshmëri

Zakonisht pas dushit, kur lëkura është shpëlarë me ujë të ngrohtë dhe poret janë hapur, është mirë që të hidhet parfum. Një lëkurë në këtë gjendje garanton një qëndrueshmëri më të lartë të aromës së tij.

Të ngjashme