Kryefjala Logo

Kombinime shumë të çuditshme ushqimesh por çuditërisht shumë të shijshme !

2 Tetor, 2021 | 6:36 pm

Kur vjen puna te ushqimi të gjithë kujdesemi të hamë sa më mirë dhe ato që na pëlqejnë.

Gastronomia përbën padyshim një art më vete për shumëllojshmërinë e shijeve dhe kombinimeve që ofron. Por janë disa ushqime që edhe pse duket sikur nuk kombinohen shijojnë shumë. Disa prej tyre janë:

1-Vaji i ullirit dhe Akullorja

Në Itali akullorja me vaj ulliri është ndër më të preferuarat. Epo nuk cilësohet kot si e tillë!

2-Pula me Coca-Cola

Nuk po themi shumë për këtë kombinim. Provojeni dhe do mahniteni!

3-Mango&Piper

Perfekte për koktejl!

4-Çokollata dhe Avokado

E çuditshme apo jo? Është kombinimi perfekt i një ushqimi të shëndetshëm me çokollatën aq shumë të dashur për të gjithë.

5-Domate dhe Luleshtrydhe

Perfekte për sallata dhe brusketa. Aciditeti i domates, balancon ëmbëlsinë e luleshtrydheve.

6-Pica dhe Nutella

Ky kombinim sado i çuditshëm duket ka gjetur  mbështetje në masë.

Të ngjashme