Kryefjala Logo

Kjo lule nuk mungon në asnjë buqetë mbretërore.Mund ta kesh edhe ti

27 Dhjetor, 2021 | 12:06 pm

Duke filluar që nga Mbretëresha Viktoria në 1840 dhe duke vazhduar deri tek Kate Middleton në 2011 ka një traditë për buqetën e lules që çdo nuse e familjes mbretërore duhet ta ndjek me patjetër.

Një degë e lules mërsinë duhet të përfshihet patjetër në buqetën martesore mbretërore.

Mërsina është një lloj lule ose shkurre e përbërë nga gjethe të vogla, me majë të mprehtë dhe me lule të bardha nga degët e së cilës kullon dhe një lëng me aromë shumë të mirë.

Mërsina konsiderohet si lulja e dashurisë, martesës dhe e pjellorisë dhe zakonisht kjo lloj luleje gjendet shumë rrallë në buqeta.

Megjithatë familja mbretërore ka një burim prej të cilit siguron gjithmonë lulen e mërsinit, nga kopshti 170-vjeçar i Mbretëreshës Viktoria.

Kjo lloj luleje ju dha Viktorias në vitin 1800 nga gjyshja e bashkëshortit të saj Princit Albert.

Meghan Markle edhe pse zgjodhi te kishte ne buqete lulet e preferuara te princeshe Dianes,vuri gjithashtu lulen mërsinë duke vazhduar traditën.

Të ngjashme