Kryefjala Logo

Khloe Kardashian zbulon si humbi 5kg për vetëm dy javë!

7 Dhjetor, 2021 | 11:53 am

Pasi trupi i saj u transformua, Kardashian zbulon edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithҫka në mënyrë të moderuar. “Tani pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është “larg produkteve të qumështit.

Gjithashtu shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.” 

Një hile tjetër për të cilën Kardashian tregon se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta. “Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithҫka në mënyrë të moderuar”

Të ngjashme