Kryefjala Logo

Këto janë shenjat që tregojnë se po dashuroni vetëm ju dhe tjetri jo.

8 Tetor, 2021 | 1:31 pm

Në disa raste dashuria është e njëanshme, pra vetëm njëri nga partnerët dëshiron që lidhja të vazhdojë, ndërsa partneri tjetër e mban marrëdhënien për qëllime të tjera. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra si të kuptoni se lidhja në të cilën ju jeni është e njëanshme.

1- Ai/ajo nuk ju përfshin në planet e së ardhmes.

Nëse partneri juaj ka plane për të ardhmen e tij dhe ju nuk jeni pjesë e tyre, kjo tregon qartë se lidhja është momentale dhe ju keni dashuruar personin e gabuar.

2- Ju sakrifikoni atë që ka më shumë rëndësi për ty.

Nëse marrëdhënia arrin deri në këtë pikë, partneri juaj tregon se nuk i intereson sakrifica juaj. Nëse ai ju dashuron nuk do të lejonte që të bëni sakrifica të mëdha për dashurinë.

3- Në raste festash nuk ju përfshin fare.

Gjithmonë njeriu vlerësohet në rastet e gëzimit, pasi në raste trishtimi të gjithë jua kanë nevojën. Nëse ai del të festojë me shoqërinë, familjen dhe nuk kujtohet për ju, kjo tregon se dashuria që ju i jepni nuk po kthehet.

4- Mendon vetëm të mirat e tij.

Zakonisht një person që ju do ose jo kuptohet në veprimet që bën. Nëse ai shpesh herë kujdeset për të plotësuar vetëm egot e tij, pa menduar për ju, kjo tregon se nuk ju dashuron.

Të ngjashme