Kryefjala Logo

Këshilla për tu dukur bukur edhe kur jeni pak të “bëshme”

1 Tetor, 2021 | 12:00 pm

Problemi më i madh nuk është të jesh disa kile mbi peshën ideale, por të “gënjesh” mbi peshën tënde vetëm nga mënyra e veshjes. Jo të gjithë kanë trupat perfekt, por kjo nuk do të thotë që të mos nxjerrim në pah më të mirën tonë.

1-Xhinset

Lërini të jenë të gjata deri në fund të këmbëve, nëse i palosni, ato do të “shkurtojnë” gjatësinë tuaj, dhe vishini me bluza të holla të masës së trupit tuaj.

2-Pantallonat

Nuk keni pse i ngrini lart pantallonat dhe të shkurtoni bustin tuaj. Me një bluzë që mbulon pjesën e përparme të pantallonave ju do të dukeni më këndshëm.

3-Fundi

Nëse nuk ndiheni rehat me shëndetin tuaj, s’keni pse e manifestoni në çdo mënyrë. S’keni pse visheni me të gjëra për të mbuluar trupin tuaj. Duke gabuar në këtë mënyrë, ju “gënjeni” të tjerët se jeni edhe më e shëndoshë. Vishini rroba të masës suaj dhe me një xhaketë apo hedhur diçka sipër do e shihni që dhe vetë do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj.

4-Fustani

Nuk keni pse “futeni në thes”. Zgjidheni fustani pas trupit, por jo të ngushtë dhe sigurohuni të ketë motive a dizanje që kriojnë idenë e një beli të ngushtë.

Të ngjashme