Kryefjala Logo

Keni rënë në dashuri me shokun e ngushtë?Ja si të bëni

3 Nëntor, 2021 | 2:21 pm

Mos vallë miqësia dhe dashuria mes një burri dhe një gruaje janë marrëdhënie që rrjedhin paralelisht dhe të destinuara për të mos u kryqëzuar kurrë?

Para se të vendosni t’i flisni hapur për dashurinë, në fillim duhet të kuptoni nëse ndjenja juaj është e sinqertë. Heshtja mund të prishë gjithçka, t’ua prishë marrëdhënien. Ndoshta nga e gjithë kjo mund të lindë një dashuri, ose në rast të kundërt do ta vazhdoni shoqërinë me një peshë me të lehtë në stomak. Ndodhi pikërisht atëherë kur nuk e prisje. Mes një besimi reciprok, një përqafimi të dashur, një komplimenti që del nga thellësia e shpirtit, duke ndriçuar papritur një ndjenjë për të cilën nuk ishit shumë e qartë. Pastaj vlerësimi reciprok dhe besimi bënë të vetën: kështu si pa e kuptuar ke rënë në dashuri me mikun më të mirë dhe e keqja është se nuk mund të kthehesh më pas. Të mbetet vetëm të rezistosh e të përballesh me situatën e ndërlikuar.

Tani që i keni qartësuar ndjenjat tuaja, prisni një moment para se të rrëfeheni. Përpiquni të kuptoni nëse ajo që ndieni ju kthehet, duke provuar që të ndërroni pak sjelljen. Kështu mund të vëreni nëse edhe tek ai ka ndonjë ndryshim. Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e qëndrueshme, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj. Gjithashtu, ky mund të jetë një moment vetmie reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka tjetër. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni.

Nëse merrni një jo,zgjidhja më e mirë do të ishte largimi për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të kthjelloheni. Pavarësisht përgjigjes negative të shtireni sikur gjithçka shkon si më parë, do të thotë të sforcoheni, gjë që rrezikon të komprometojë përfundimisht marrëdhënien.

Të ngjashme