Kryefjala Logo

Kemi bërë listën e këshillave që java të fillojë me këmbë të mbarë

22 Nëntor, 2021 | 11:42 am

1-A po flini mjaftueshëm?

Thuhet se njerëzit duhet të flenë nga 7-9 orë çdo natë. Por përveç sasisë është shumë e rëndësishme edhe cilësia. Kështu vendosni një orar të caktuar gjumi dhe tregohuni strikt ndaj tij.

2-Aktiviteti juaj

A e keni vënë re se sa herë që ushtroheni mbusheni plot me energji?Mos rrini në një vend, por filloni të merreni me një aktivitet qoftë edhe me më të thjeshtin, bëni një shëtitje.

3-Dieta juaj

A po merrni proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra në sasinë e duhur? Është shumë e rëndësishme të merrni një përzierje proteinash si mish pa dhjamë, avokado, dhe sasinë e duhur të karbohidrateve.

4-Dehidratimi

A ndiheni të etur? Kjo është një shenjë e dehidratimit dhe shumë shpejt mund të çojë në lodhje. Si ta rregulloni këtë gjë? Filloni të pini sa më shpesh ujë gjatë ditës .

Të ngjashme