Kryefjala Logo

Katër sekrete të lashta Japoneze për të jetuar mirë

22 Shtator, 2021 | 5:07 pm

Japonia është e famshme për shëndetin e mirë të popullsisë së saj dhe formën fizike. Ushqimi i shëndetshëm është një nga arsyet kryesore. Siç mund ta keni parë edhe vetë në vitet e fundit që restorantet me këtë kuzhinë janë hapur edhe në Shqipëri, yndyra thuajse mungon në gatime. Mirëpo, nuk është vetëm ky sekreti i japonezëve që janë të hollë dhe të shëndetshëm.

Ja cilat janë 4 prej tyre:

1. Nëse ha si një sumo, do të dukesh si një sumo

2. Ushqimi i pa përpunuar është burimi i energjisë dhe jetës. Secili në kohën e tij; çdo stinë ka ushqimet e veta për të cilat toka nuk sforcohet t’i prodhojë. Zgjidhni vetëm ato!

3. Çdo lloj pije, gjatë vakteve, është e panevojshme. Në Japoni besojnë se çdo lloj pije vështirëson tretjen e ushqimit.

4. Një banjë e ngrohtë të zgjat jetën!

Të ngjashme