Kryefjala Logo

Ju thahet lëkura në dimër?Si të shpëtoni

1 Dhjetor, 2021 | 2:49 pm

Tek shumica e njerëzve lëkura e thatë nuk është shenjë e sëmundjes ose e gjendjes, por e vetë përdorimit të sapunit intensiv, xhelit për dush, rrobave të vrazhda, losionit të papërshtatshëm dhe dusheve të gjata e të nxehta. Megjithatë, shumë ilaçe që i merrni ose sëmundjet nga të cilat jeni të sëmurë, siç janë diabeti ose psoriaza, shkaktojnë lëkurë të thatë.
Lëkura normale dhe e shëndetshme përmban vajra, të cilat e hidratojnë, e bëjnë më të butë. Me siguri lëkurës suaj në mënyrë të pavetëdijshme ia largoni atë shtresë yndyrore, duke e lënë të pambrojtur dhe të ashpër në prekje.

Lëkura e thatë mund të jetë në tërë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark. Lëkura e thatë kryesisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.
Losioni i gabuar
Nëse përballeni me lëkurën e thatë, me siguri tashmë keni provuar losione të ndryshme. Losionet janë pjesë e rëndësishme e kujdesit ndaj lëkurës së thatë, por shumica e njerëzve i aplikon në mënyrë të gabuar.
Gabimi më i madh të cilin e bëjnë shumica e njerëzve është që losionin e aplikojnë në lëkurë të thatë. Losionin gjithmonë duhet ta aplikoni në lëkurë të lagët. Pastaj, duke fërkuar lehtësisht lëkurën shtrijeni losionin deri në fund, që sa më shumë materie ushqyese të mbesin në lëkurë.
Gabimi tjetër që e bëjnë shumë njerëz është përdorimi i losionit, i cili nuk i përgjigjet lëkurës suaj. Ekspertët rekomandojnë që personat me lëkurë të thatë të përdorin losion të lehtë, pa alkool dhe pa aromë. Losionet për lëkurë të thatë duhen të jenë pak më të dendur. Vendosni pak losion në pëllëmbë, pëllëmbën kthejeni nga toka dhe nëse losioni fillon të pikojë nga pëllëmba, do të thotë që nuk është mjaft i dendur për lëkurën tuaj.
Ajri i thatë
Ajri i thatë është me siguri shkaku më i shpeshtë i lëkurës së thatë, veçanërisht gjatë dimrit. Ajri i thatë largon vajrat nga lëkura. Lëkura e thatë dimrit ka edhe emrin e vet – kruarja dimërore.
Ajri i ftohtë dhe i thatë dimëror do të thajnë lëkurën. Por edhe ajri në shtëpinë tuaj po ashtu mund të jetë i thatë dhe të thajë lëkurën. Verës është po ashtu ajri i thatë, ndërsa nëse në shtëpinë tuaj keni pajisje klimatike, e gjithë kjo do të jetë edhe më keq. Zgjidhja më e mirë është që hapësirën ta ajrosni rregullisht, pavarësisht se sa është jashtë ftohtë apo ngrohtë.

Të ngjashme