Kryefjala Logo

Ju streson fakti që çdo ditë duhet të shkoni në punë? Ju mësojmë si ta përballoni me sukses.

13 Tetor, 2021 | 12:15 pm

Të dhënat nga Health&Safety Executive(HSE) raportojnë se në 2018 ishin rreth 595,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vuanin nga stresi i lidhur me punën, depresionin ose ankthin.

Për më tepër stresi i lidhur me punën është shkaktar i 57% të mungesave në punë dhe atakët e panikut në vendin e punës po bëhen gjithnjë edhe më të zakonshme.

Ajo çka rekomandohet është të mos mundoheni ta ndrydhni ankthin. Duhet të dini se ankthi është një përgjigje natyrale ndaj stresit. Në vend që të përpiqesh ta largosh atë, përpiqu të kuptosh atë që po ndodh. Duke i lënë hapësirë, do të keni mundësinë që të punoni mbi shkaktarët e ankthit dhe me mënyrën e reagimit kur të jetë e nevojshme.

Ankthi që lidhet me vendin e punës mund t’ju bëj t`i druheni të folurës nëpër takime për shkak të frikës se do të gjykoheni apo talleni, po ashtu mund t`ju pengoj për të kërkuar ngritjen e merituar në detyrë apo të pagës tuaj.

Nëse keni gjëra të rëndësishme për të thënë dhe komunikimi juaj është thelbësor mos kini frikë të flisni. Kujtoni me veten tuaj për momentin më të mirë që keni pasur në një takim të rëndësishëm kur keni qenë duke folur, kështu do të fitoni besimin për të thënë çka mendoni. Përqëndrohuni në elementët pozitiv të gjithë përvojës dhe jo në atë çfarë mund të shkoj keq.

Mos kini frikë të bëni pyetje, asgjë e keqe nuk ndodh nëse pyesni. Pyetjet ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht dhe nëse e shmangni këtë gjë atëherë do të hasni vështirësi në punë.

Të ngjashme