Kryefjala Logo

Ju ka ndodhur të takoni dikë kur më pak e prisnit?Arsyet pse ndodh:

19 Nëntor, 2021 | 1:07 pm

“Nëse përqendrohesh aq shumë në idenë e takimit me dikë, stresi duket një kilometër larg”, thotë Kelli Fisher, trajnere e jetës dhe marrëdhënieve.”Kur nuk është një obsesion dhe ju shijoni momentin pa paragjykime, gjërat mund të evoluojnë në mënyrë spontane”.

1-Rigjej miq të vjetër

“Ne shohim njerëz që rigjejnë besimin, që bashkohen me grupe të angazhuara në udhëtime ose në sport, të cilët mësojnë diçka ose që janë në shoqëri me njerëz me vlera dhe hobi të njëjta, por edhe njerëz që rigjejnë miqtë e vjetër”, thotë Fisher. Ka gjithmonë “miq të miqve” për të njohur, kur frekuentoni grupe të ndryshme – dhe ju përfundoni duke takuar njerëz pa u munduar fare.

2-Mendoni për atë që doni nga një marrëdhënie

Bërja e një pushimi, nga kërkimi aktiv i një partneri gjithashtu ju jep mundësinë të zbuloni se çfarë doni nga marrëdhënia e ardhshme, shpjegon Tana Gilmore, trajnere i jetës dhe marrëdhënieve, si dhe partnere e Fisherit. “Ju mund të zgjidhni problemet dhe vështirësitë që keni hasur në të kaluarën për shkak të zgjedhjeve të gabuara dhe si rezultat, ju mund të tërhiqni llojin e miqve që ju nevojiten dhe që meritoni”.

3-Shikoni përreth

“Në disa raste [gratë që kam intervistuara] kuptuan se kishte një sintoni mes tyre dhe një shoku apo kolegu i cili nuk ishte romantik në fillim, por që i bënte ato të lumtura”, thotë Syrtash. “Në raste të tjera, disa prej këtyre njerëzve kanë qenë në gjendje të gjejnë dashuri kur i kanë ikur presionit për të gjetur ‘partnerin ideal’. Ishin më të pranishëm në veten e tyre dhe fakti që nuk mendonin për këtë, i shtyu shumë prej tyre drejt gjetjes së marrëdhënieve spontane me njerëzit e tjerë”

Të ngjashme