Kryefjala Logo

Ju flihet gjatë orarit të punës?Disa mënyra si të shpëtoni

30 Shtator, 2021 | 12:09 pm

Të gjithëve na ndodh që deri në orën 12.00 apo 13.00 jemi më produktivë në detyrat që duhet të kryejmë. Pas kësaj ore ndihemi të lodhur, të përgjumur dhe shohim me padurim orën.

Ndërkohë, në shumë vende të tjera ka institucione ku orari i punës përfundon në orën 14.00, duke patur parasysh se në dy orët e fundit niveli i përqendrimit bie.

1. Ngopuni me gjum. Mundohuni të flini të paktën 8 orë gjatë natës, në këtë mënyrë do të ndiheni më pak të lodhur dhe më energjik.

2. Hani mëngjes. Konsumoni një mëngjes të bollshëm, për të patur më shumë rezistencë gjatë ditës dhe për tu ndjerë më pak të lodhur apo të përgjumur. Në qoftë se do e nisni ditën me një filxhan të madh kafe apo ushqime supermarketi, ju do të jeni të lodhur dhe të papërqëndruar gjatë ditës.

3.Proteina dhe perime në drekë. Vaktin e drekës zakonisht e konsumojmë në punë. Mundohuni të hani më shumë proteina apo perime. Vaktet e ndërmjetme gjatë orarit të punës janë gjithashtu të rëndësishme. Mbani në çantën tuaj fruta, lëngje, çokollatë të zezë apo fruta të thata.

4.Pini shumë ujë. Në qoftë se ju ndodh shpesh që gjatë orarit të punës të ndiheni të pafuqishëm dhe jo produktiv, një ndër shkaqet kryesore është dehidratimi. Në tavolinën tuaj mbani gjithmonë një shishe uji dhe një gotë.

5. Lëvizni. Në qoftë se keni ndenjur përpara kompjuterit për disa orë, me shumë mundësi do ndiheni të përgjumur, me sy të lodhur dhe të papërqendruar. Në këtë rast këshillohet të lëvizni. Në qoftë se nuk keni hapësirë, atëherë mund të lëvizni nëpër ambientet e kompanisë apo të bisedoni me një koleg.

Të ngjashme