Kryefjala Logo

Ju e mendoni si shaka por kjo shenjë paralajmëron ndarjen!

13 Nëntor, 2021 | 12:27 pm

“Karakteristikat e kundërta me njëri-tjetrin joshin më shumë” – me siguri se e keni dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë.

Por, jeta shpeshherë vendos ndryshe. Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë duke studiuar në të njëjtin universitet, por, sapo të keni filluar të ndiqni karriera të ndryshme, ju gjithashtu keni filluar të shpenzoni më pak kohë së bashku.

Si rezultat i kësaj, ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen.

Plane dhe lumturi të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë përputhen.

Normalisht është e pamundur ta gjeni një person, prioritetet e së cilit i përshtaten krejtësisht prioriteteve tuaja.

Por, gjithsesi duhet të keni mendime të njëjta në tema si planifikimi familjar, ndarja e roleve brenda familjes, për edukimin e fëmijëve dhe vlerat morale.

Nëse mendimet tuaja ndryshojnë në mënyrë radikale, atëherë mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen.

Të ngjashme