Kryefjala Logo

Janë veshje mashkullore por nuk duhet të mungojnë ne dollapin e një femre

17 Tetor, 2021 | 12:44 pm

Mos u çudisni por këto veshje ndonëse janë mashkullore janë shumë “in” për momentin.

1-Këmishë e bardhë

Këmishë oversize,e bardhë dhe një palë xhinse janë kombinim klasik por nuk del nga moda kurrë.

2-Këmishë xhins

E dinit që materiali xhins dhe lëkura bëjnë një dyshe të parezistueshme?Nëse jo,ja ku po jau themi ndaj provojeni njëherë!

3-Papionat

Nëse doni te ngjasoni me fashion bloggeret,merrni një papion dhe luani me të.Ngjyra të ndryshme që ta kombinosh me çantën ose këpucët dhe jeni gati për ca foto të mira.

4-Pantallona Mashkullore

Të rehatshme,të gjëra dhe shumë stil!Sigurohuni ti vishni me një kanatjere dhe një xhaketë dhe na besoni,jeni gati!

5-Bluza sportive

Nuk ka nevojë për këshilla sepse kto lloj bluzash dimë si ti veshim të gjitha dhe të ngjajmë yll me to!

6-Xhaketa Boyfriend

Kjo është për guximtaret,njëherë ta provoni dhe nuk do ta ndani nga stili juaj i miksuar.

Të ngjashme