Kryefjala Logo

Janë sytë vërtet pasqyrë e shpirtit?

13 Tetor, 2021 | 12:28 pm

Shikimi në sy ka kuptime të veçanta

1-Nëse në një dhomë dikush ju ka ngulur sytë, nëse dhe ju bëni diçka të tillë, atëherë kjo do të thotë pranim të ftesës, nëse ju i hiqni sytë atëherë do të thotë refuzim. Po ashtu, me sy ne tregojmë kur ndihemi në siklet, kur urrejmë diçka apo kur shohim diçka me neveri.

2-Ka më shumë kontakt sysh mes miqve dhe familjarëve dhe kjo është shenjë tepër pozitive. Po ashtu, të dashuruarit e vështrojnë më shumë njeri-tjetrin në sy.

3-Personat, të cilët duke folur kërkojnë kontaktin e syve janë cilësuar si persona të fortë dhe të suksesshëm në jetë. Politikanët janë shumë të zotët në këtë drejtim.

4-Kohëzgjatja e kontaktit të syve ofron shumë informacion. Po ashtu, zmadhimi i bebes së syrit, lëvizja e shpeshtë e qepallave të syrit, drejtimi i shikimit, hapja e syve etj, të gjitha këto përcjellin mesazhe tepër të qarta.

Sidomos pjesa e zmadhimit të bebes së syrit është tepër interesante, pasi kur ndodh kjo askush nga bashkëbiseduesit nuk e kupton që po ndodh gjatë komunikimit.

Bebet e syve zgjerohen për shkaqe të ndryshme: Kur ka shumë dritë bebja e syrit zvogëlohet; dhe në errësirë zmadhohet.

Ajo zmadhohet gjithashtu për shkak të emocioneve të forta si ndjenjat e forta të dashurisë apo eksitimi.

Kjo gjithashtu vërehet tej qeni dhe macja përpara se të zihen me njëri-tjetrin.

Ka njerëz që mbyllin sytë gjatë kohës që flasin dhe kjo tregon se personi është i mërzitur ose ndihet superior.

Mbyllja e syve i kufizon bashkëbiseduesit nga marrja dhe dhënia e feedback-ut.

Kontakti i syve është shumë i rëndësishëm gjatë komunikimit dhe duhet ta përdorim sa më shpesh të mundemi.

Në varësi të kohës që një njeri ju sheh në sy, mund të gjeni nëse ai ju pëlqen.

Nëse ai mban një kontakt më të gjatë sysh sesa të tjerët, mund të jetë një shenjë që është i interesuar për ju.

Ne të gjitha bëjmë kontakt me sy kur flirtojmë, e drejtë? Është e njëjta gjë dhe për djemtë.

Sigurisht një djalë edhe kur i mban sytë për një kohë të shkurtër, mund të jetë duke flirtuar, vetëm se është pak i turpshëm.

Të ngjashme