Kryefjala Logo

Ja arsyet pse na krijohen rrudhat

23 Tetor, 2021 | 11:26 am

Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje.

-Ja cilat janë arsyet më kryesore:

•Jeni duke konsumuar shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës.

•Kremit tuaj të përditshëm i mungon një element kyç

“90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë”, tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në “Shkollën e Mjekësisë Yale”. “Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën”.

•Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha. Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm.

•Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave.

•Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër.

Të ngjashme