Kryefjala Logo

Hiqini këto mendime për një jetë më të lumtur

13 Shtator, 2021 | 12:26 pm

Më poshtë po paraqesim një listë me disa mendime helmuese, të cilat duhet t’i largoni nga vetja për të patur një jetë më të mirë.

1 – Mendimin se jeni një viktimë Hiqni dorë prej tij. Ju jeni viktimë vetëm nëse e lejoni veten të bini në atë nivel. Ndaloni së hedhuri fajin të tjerëve apo rrethanave për problemet tuaja. Nëse nuk ju pëlqen ku ndodheni në një kohë të caktuar të jetës tuaj, merrni përgjegjësi dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të lëvizur diku tjetër. Hiqeni qafe mentalitetin e viktimës, sepse askush s’do të ndjehet keq për ju, dhe kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar situatën tuaj. Në fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Është koha të kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për fatin tuaj.

2 – Mendimin se mund të ndryshoni të tjerët Ju s’mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë, prandaj mos harxhoni kot energjinë tuaj duke u përpjekur në këtë drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftë për të ndryshuar veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për të bërë ndryshimet sipas kokës së tyre. Nëse nuk e pëlqeni dikë “ashtu siç është”, atëherë ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth, por s’keni të drejtë të përpiqeni t’i ndryshoni ata.

3 – Mendimin se mund të ndryshoni të pandryshueshmen Rezistenca ndaj asaj “që është” dhe s’mund të ndryshohet, është një humbje kohe dhe energjie të vlefshme. Për shembull, ju nuk mund të ndryshoni faktin që jeni të detyruar të paguani qiranë apo këstin e kredisë çdo muaj, kështu që pse të rezistoni kot? Për më tepër, as mund të ndryshoni faktin që shefi juaj është një idiot, prandaj pse të mërziteni? Sigurisht, mund të ndryshoni punë duke u larguar prej tij, por shefi nuk mund të ndryshojë nga ai që është. Ekzistojnë shumë gjëra që i keni nën kontrollo për t’i ndryshuar në jetën tuaj nëse zgjidhni ta bëni këtë, kështu që me përgjegjësi dhe ndryshoni atë çka mundeni, dhe mësoni t’i pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni.

4 – Mendimin se bari matanë gardhit është gjithmonë më i gjelbër … “Sikur të isha po aq i bukur sa edhe komshiu im, nuk do ta vrisja mendjen për asgjë”. Ose “sikur sikur të kisha po aq para sa filani, do të isha i lumtur”. Këto lloje të mendimesh janë shkatërruese, dhe thjesht jo të vërteta. Në fakt, ju nuk e keni idenë se si është jeta e tyre, pavarësisht nëse mendoni që ata janë të bukur dhe të pasur. Kush e di? Ndoshta fqinji vjen nga një familje shtëpi abuzive, apo ndoshta i pasuri kalon 80 orë ose më shumë në javë në punë dhe nuk e sheh dot familjen e tij për të bërë me ta gjithë ato gjëra të këndshme. ‘Bari’ është zakonisht jo i gjelbër në anën tjetër të gardhit, ndaj mësoni të dashuroni ‘barin’ e oborrit tuaj.

5 – Mendimin e të priturit shumë nga të tjerët Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë, është e dëmshme për lumturinë tuaj. Edhe nëse mendoni se pritshmëritë tuaja mbi ta janë të arsyeshme, në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni. Për shembull, të prisni që shoku tuaj i dhomës të bëjë gjysmën e punëve. Vetëm për shkak se ju e prisni diçka të tillë, s’do të thotë se kjo do të ndodhë. Pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër, kështu që vendosni nëse mund të jetoni me sjelljen e tyre, apo të zhvendoseni të jetoni diku tjetër.

Të ngjashme