Kryefjala Logo

Gratë e mençura nuk ja kërkojnë kurrë këto gjëra partnerit

5 Nëntor, 2021 | 2:25 pm

Një grua e mençur mbështetet tek vetvetja dhe nuk pret që të tjerët të kujdesen për të.

Ajo nuk i kërkon një burri që të heqë dorë nga gjërat që do

Kurrë mos i kërkoni një burri që të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, për të kaluar më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di që kjo do ta bëjë atë të palumtur, pasi jeta e tij, ashtu si ajo e të gjithëve, përbëhet nga një shumësi elementësh më të vegjël.

Ajo nuk i kërkon atij që të ndajë interesat e saj

Nëse ai urren të kërcejë por ti ëndërron që të valëzosh salsa me të, shanset janë që ai të refuzojë, dhe nuk duhet të këmbëngulësh.

Ajo nuk i kërkon kurrë që të braktisë miqtë dhe të afërmit

Mundet që një grua nuk i duron dot miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai është i detyruar që të heqë dorë prej tyre. Edhe nëse duket sikur ata ndikojnë keq tek ai, nuk është zgjedhja jote.

Ajo nuk e detyron që të bëhet tjetër njeri

Një grua që e njeh verën e vërtetë të një marrëdhënieje nuk i kërkon partnerit që të ndryshojë. Ajo e di që është në dashuri me një qenie njerëzore reale, që do të ndryshojë vetëm nëse do vetë.

Ajo nuk i kërkon të injorojë gratë e tjera

Eshtë koha ta shihni të vërtetën në sy: burrat shpesh nuk mund të mos i vënë re gratë e bukura. Kjo do të binte ndesh me natyrën e tyre. (Natyrisht kjo nuk do të thotë që ta lejosh të flirtojë haptaz me të tjerat).

Ajo ka besim tek ai

Një grua e mençur nuk kërkon prova për dashuri dhe afeksion, apo që ai nuk e ka tradhëtuar. Kur lidhja mes saj dhe partnerit bazohet mbi besimin, një grua nuk kërkon kurrë që të shohë telefonin e tij, apo të përpiqet të futet në emailin e tij.

Të ngjashme