Kryefjala Logo

Gjithçka duhet të dini për njerëzit me ndjeshmëri të lartë

9 Shtator, 2021 | 5:13 pm

Studimet tregojnë se 15-20% e popullsisë është shumë e ndjeshme. Megjithatë, njerëzit nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo. Edhepse mund të ndërlidhet me introvertët, të qenurit një person shumë i ndjeshëm nuk është e njejta gjë.

Ata tronditen pa masë kur kanë shumë gjëra për të bërë.

Njerëzit super të ndjeshëm luftojnë për të qëndruar në detyrë, sidomos kur kanë shumë gjëra për të bërë. Ata janë vazhdimisht në ankth dhe me rritjen e nivelit të stresit, ata kanë më shumë vështirësi për të qenë produktivë.

Për ta, ambientet e zhurmshme janë tepër kaotike.

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe nuk punojnë nëpër ambiente të hapura sepse shqisat e tyre nuk përballojnë pamjet, tingujt, aromat dhe aktivitetin gumëzhues rreth tyre.

Ata nuk performojnë mirë kur janë nën vëzhgim.

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe, funksionojnë më së miri kur janë në ambient privat. Nëse kanë ndonjë prezantim para shefit të tyre apo diçka para publikut, këta performojnë dobët për shkak të presionit.

Ata janë të prekur thellë nga arti.

Nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesë muzikore apo ndonjë vizitë e galerisë së artit, personat me ndjeshmëri të lartë e vlerësojnë shumë artin. Ata përmes kreativitetit ndezin emocionet e tyre.

Ata arrijnë të dallojnë njerëzit që janë në siklet.

Këta persona lehtë kuptojnë njerëzit tjerë kur ndodhen para ndonjë situate të vështirë ose ndonjë sikleti të mundshëm..

Ata tërhiqen kur gjërat përkeqësohen.

Pas një jave të lodhshme, personat me ndjeshmëri të madhe kanë nevojë për kohë të kaluar në qetësi. Një dhomë gjumi e errët, mund të sigurojë hapësirë të nevojshme për rikuperim.

Ata nuk durojnë zëra të lartë dhe të zhurmshëm.

Fishekzjarre që lëshojnë zhurmë, koncerte me zë të lartë nuk janë edhe shumë zbavitëse për personat e ndjeshëm, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Të ngjashme