Kryefjala Logo

Gjërat që s’duhet t’i bësh nëse po njihesh ‘online’ me dikë.

17 Nëntor, 2021 | 12:06 pm

1-Mos jep shumë informacion personal

Një prej gjërave që mund të gjesh lehtësisht në internet është numri i telefonit, adresa apo edhe të dhëna të tjera që mund të mos jenë aq të domosdoshme. Nuk është ide e mirë edhe të postosh mbiemrin, inicialet etj. Nëse ke filluar të komunikosh me dikë, ti nuk e di nëse mund të jetë edhe një serial killer, kështu që duhet të jesh e sigurt për informacionet që do të japësh online.

2-Mos harxho javë vetëm duke chatuar . Takoje!

Pasi të kalojë një javë, mos prit të bëhen dy, tri apo më shumë. Ji konkrete dhe vendos një ditë takimi për t’u parë e për të folur ballë për ballë.

3-Mos u fikso në një pyetje kur nuk merr përgjigje

Kjo është mjaft e bezdisshme për palën tjetër. Sado të këmbëngulësh, nëse andej është dërguar një pyetje dhe ai nuk është përgjigjur, ka diçka. Nuk është mirë të bëhesh e bezdisur për të kërkuar pikërisht atë që nuk të jepet.

Të ngjashme