Kryefjala Logo

Gjërat që meshkujt nuk i pëlqejnë në Instagramin tuaj

5 Nëntor, 2021 | 2:20 pm

Flirtimi në rrjetet sociale sot duket krejtësisht normal dhe i zakonshëm në shoqëri. Ky lloj takimi dhe komunikimi është bërë gjithnjë e më shumë i zakonshëm dhe se femrat e meshkujt janë në kërkim të partnerëve në këtë mënyrë.

Meshkujt shpesh herë vizitojnë profilet tona duke i shijuar fotografitë tona, por jo të gjitha gjërat që ne postojmë iu pëlqejnë atyre.

Dhe, jo, nuk bëhet fjalë vetëm për selfie-t!

Hashtag-et (#) Edhe fotot e panumërta në bazë ditore, mund të tolerojnë meshkujt, por jo edhe një mori hashtag-esh pa nevojë. Kështu, 35% e tyre theksuan se prej hashtag-eve shumica e meshkujve “rrënqethen”, veçanërisht ato më të njohura si #follow4follow dhe #like4like. Shkurtesat hashtag

Një mori e fotografive me fëmijë. Nuk është aspak simpatike ta teproni me postimin e fotove çdo ditë me fëmijë të vegjël, fëmijët e të tjerëve, të cilët në fakt shërbejnë si arsye për më shumë pëlqime (like).

Është në rregull që herë pas here të postoni ndonjë përjetim të bukur, moment interesant, por që nëse e përsërisni shpesh, atëherë ekziston mundësia që meshkujt të irritohen shumë.

Citate frymëzuese.

Ndoshta për ju mund të jetë ndonjë kuotë inspiruese dhe motivuese, por që 22% e meshkujve e pranojnë si diçka të bezdisshme dhe filozofike.

Të ngjashme