Kryefjala Logo

Gjërat për të cilat një femër nuk duhet të bëjë kurrë kompromis me partnerin

24 Shtator, 2021 | 11:50 am

1-Dashuria nuk duhet të përbëhet nga zënkat, tradhtitë apo mungesa e respektit.

“Një mashkull që tregon mungesë respekti kundrejt një femre, nuk e meriton atë”. Ky është rregulli nr. 1 në çdo lloj marrëdhënieje. Nëse ai nuk ju respekton të jeni të sigurta që s’do t’ju vlerësojë kurrë. Pa këtë aspekt themelor, raporti vështirësohet dhe gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur.

2-Është një gënjeshtar patologjik
Nëse partneri nuk të telefonon apo nuk i përgjigjet pyetje “Zemër, çfarë po bën/ku je?” do të thotë se fsheh diçka. Nëse nuk është i sinqertë me ty, atëherë tërhiquni sepse ndoshta s’është gati për një marrëdhënie.

3-Të bën të qash
Askush s’duhet të ketë pranë një person që nuk shqetësohet për ndjenjat e tua. Atëherë harrojeni atë dhe kursejini lotët për diçka më serioze.

4-Zihet lehtë
Partneri çmendet thjesht kur i kërkon të ndryshojë kanalin e televizorit? E humb turuan edhe kur ti nuk je dakord me të për ndonjë gjë? Nëse ai zgjedh zënkat për çfarëdo motivi, edhe ato më të parëndësishmet, atëherë duhet të merrni një vendim.Ndarjen.

5-Përdor dhunën… vazhdimisht
Të dalësh nga një marrëdhënie me një partner abuziv mund të jetë e vështirë. Shumë herë femrat janë thjesht të frikësuara dhe nuk dinë ku të drejtohen. Ai s’duhet të përdori KURRË dhunë.

Largohuni dhe kërkoni ndihmë!

Të ngjashme