Kryefjala Logo

G&H Dialog , pse jemi me te miret !

22 Nëntor, 2021 | 11:08 pm

Keni degjuar te flitet per paga dhe bonuse te mira ne kompanine tone, eshte e vertete , kjo na diferencon shume nga tregu aktual ne shqiperi , por vec kesaj shprehja ME TE MIRET, eshte shume e gjere per tu perkufizuar vetem ne konceptin monetar . Te jesh i mire ne rradhe te pare do te thote te jesh NJERI I MIRE , eshte fati yne , qe jemi selektiv ne pjesen njerezore te cdo individi , e cila e pershtatur me aftesine ne pune sjell nje person me plot goje te kualifikuar . Po ju prezantojme pak me NE:

Sa hap dyert e kompanise perballesh me nje dallge pozitiviteti e cila vjen nga syte dhe mimika shume e buzeqeshur e recepsionistes sone , e besoni apo jo , ne nente oret e saj nuk e shihni nje here ndryshe .

Kalojme tek faza e pare e intervistes , eshte HR e kompanise sone pervecse gjithnje e qeshur te jep aq shume energji pozitive per jeten dhe veten tende , mos harrojme qe tiparin kryesor ka perzgjedhjen e njerezve “gallate” por shume punetore .
Pastaj kemi fazen e dyte te intervistes, eshte DREJTORI, ne dukje fjale e madhe por perballe tij ndjeheni totalisht te barabarte, ai kujdeset gjithnje ti jape maksimumin e vleres cdo njeriu , ai e ka veshtire te thote jo, prandaj shanset per te qene pjese e jona jane te medha.
E katerta ne rradhe por me e rendesishmja eshte SHEFJA E FINANCES, qe i numeron e i sternumeron oret , ku e ku ti japi ndonje minute me shume cdo operatori.
Mos harrojme team liderat , jo vetem shume te zotet ne punen e tyre , por kujdesen qe kur te shkoni ne shtepi, tju dhembi barku nga e qeshura .

Te flasim per shefat tane ? Njeri austriak e tjetri gjerman , imagjino cfare fryme shume kombeshe ne nje kompani te vetme , mirqenien e operatoreve e kane kycin e biznesit te tyre.
Ne fjale te pergjithshme kjo eshte kompania jone , lodhjen e kthen ne argetim , te sjell me deshire ne pune , e te mbyt ne pozitivitet gjithe diten.
Pra si mendoni ju ? Jemi apo s’jemi me te miret

 

Të ngjashme