Kryefjala Logo

Gabimet që bëjmë me pijet energjike

7 Tetor, 2021 | 12:16 pm

Pijet energjike konsiderohen si një element i rëndësishëm për organizmin në momentet lodhjes.

Njerëzit e mendojnë si një mënyrë shumë të mirë për të zëvendësuar kafen dhe e përdorin për t’i sjellë në vete.

Por deri më tani keni gabuar dhe mos e përsërisni më.

•Sipas një studimi të bërë së fundmi specialistët thonë se pijet energjike përmbajnë deri në pesë herë më shumë kafeinë sesa kafja, por energjia që japin ato është jetëshkurtër dhe ka efekte anësore si të bën nervoz, të irrituar dhe të shpeshton rrahjet e zemrës.

Përveç kësaj, pijet energjike përmbajnë nivele të larta taurine, stimulanti i sistemit qendror nervor dhe deri në  50 gramë sheqer, sa 13 lugë çaji, në një kanaçe.

Ëmbëlsuesit e rrisin nivelin e sheqerit në gjak përkohësisht, që ta rrëzojnë një çast më vonë, duke të lënë të plogësht dhe të turbullt dhe me dëshirën për një pije tjetër energjike.

Të ngjashme