Gabimet në dashuri që një femër e matur nuk do t’i përsëriste kurrë

Pjekuria është mosha kur ti njeh veten. Pas “verbërisë” së rinisë dhe mendimeve sakrifikuese, ne fillojmë të jetojmë për jetën tonë. Kjo nuk do të thotë se nuk duam njerëzit e tjerë. Do të thotë që jemi bërë të suksesshme, egoiste, të sigurta në vetvete ose të vetmuara? Jo. Ne duam dashuri, ngrohtësi dhe lidhje dashurore ashtu siç donim kur ishim 20 vjeç por parë nga ky këndvështrim, ne kuptojmë se në një lidhje të shëndetshme të gjitha këto janë reciproke.

1.Mos prit që një mashkull të telefonojë apo të të shkruajë

2.Mos shkoni në një takim nëse mendoni se koha dhe vendi nuk përshtaten për ju

3.Mos e falni partnerin nëse harron t’ju blejë dhuratë për ditëlindje ose festa të tjera

4.Mos e justifikoni mos pasjen e parave. Kjo nuk do të thotë se ju lidheni me një mashkull për para por pas disa viteve punë kush do të donte të jetonte në kasolle. Në moshën 40 vjeçare na duhet një vend i rehatshëm për të jetuar. 

5.Mos heshtni kur nuk ju pëlqen diçka. Disa femra mendojnë se nëse shprehin mendimin e tyre kur nuk ju pëlqen diçka, partneri i tyre do mërzitet ose do reagojë në një mënyrë të papëlqyeshme. Heshtja tregon se ju po e lëni atë të bëjë çfarë të dojë.

6.Mos kini frikë kur partneri ju bën pyetje. Jini gati për çdo pyetje

7.Një femër e matur nuk ngatërron seksin me dashurinë. Seksi mund të lidhet me dashurinë por mund edhe mos të ketë fare të bëjë me të

8.Mos jini xheloze për shokët e tij ose punën. Nëse ai gjen kohën dhe takoheni, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse ai vë shokët ose punën para jush, gjeni dikë tjetër.

9.Mos ja hekurosni këmishat ose hekurosjani kur të doni ju. Nëse ju do ka për t’i hekurosur vetë këmishat e veta.

10.Mos ndryshoni look-un tuaj vetëm që të dukeni mirë para një mashkulli.

Previous articleE hëna nis ndryshe nëse lexoni më parë parashikimet e Paolo Fox
Next articleNjerëzit që nuk postojnë në rrjetet sociale janë mendërisht më të fortë