Kryefjala Logo

Gabimet e fundjavës që ju prishin ditët në vazhdim

16 Tetor, 2021 | 10:29 am

Gabimi 1: Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës

Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.

Gabimi 2: Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës

“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.

Gabimi 3: Pi shumë alkool

“Alkooli është armiku numër një i gjumit”, – thotë Colon, autor i librit “The Sleep Diet”. “Ka edhe benefite që vijnë nga alkooli i moderuar, por nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.

Gabimi 4: Ha shumë para se të flesh

Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.

Gabimi 5: Të dielën pi kafe në orët e vona të pasdites

Nëse gjumi është çorientuar dhe shkon deri në orët e vona, kjo ndodh edhe sepse mund të pish kafe në orët e vona të së dielës, shkruan revista class. Ky është një zakon i keq, i cili të prish gjumin dhe ndikon në çrregullimin e sistemin nervor.

Gabimi 6: Shikon filma ose show-t e preferuar nga krevati deri në orët e vona

Sigurisht, kjo është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar të dielën, por nuk mund të ndodhë për orë e orë të tëra dhe për më tepër, shtrirë në orët e vona të natës.

Gabimi 7: Përdor laptop-in, tablet apo smartphone para se të flesh

Gjatë gjithë ditës drita që të bie në sy nga këto pajisje teknologjike eliminon melatoninën, hormoni që i jep sinjal trurit se trupi është gati për gjumë. Kështu, të paktën një orë para se të flesh, duhet të heqësh dorë nga çdo lloj pajisje teknologjike

Të ngjashme