Kryefjala Logo

Frutat, të mira apo të këqia? E gjetëm përgjigjen.

7 Tetor, 2021 | 12:19 pm

Sheqeri është i ndarë në tre grupe: •glukozë

•fruktozë

•sakarozë

Disa studime kanë zbuluar se shurupi i fruktozës dhe glukoza kanë efekt negativ në shëndet.

Por çfarë do të thotë kjo për fruktozën e frutave?

•Fruktoza është një sheqer që gjendet në mënyrë të natyrshme në fruta dhe perime, dhe metabolizohet në mëlçi. Ndryshe nga glukoza, ajo nuk shkakton probleme me insulinën, dhe stimulon prodhimin e leptinës.

Një studim i kryer nga departamenti i endokrinologjisë dhe diabetit në Universitetin e Minesotës, SHBA, thotë se fruktoza, që ndodhet natyrshëm në fruta dhe perime, është një komponent për marrjen e energjisë dhe nuk duhet të jetë shqetësues.

Studime të tjera thonë se fruktoza që gjendet në fruta nuk prodhon të njëjtën insulinë si glukoza apo sakaroza.

Duhet të konsumoni një sasi të madhe frutash përpara se ato të fillojnë të shkaktojnë probleme në shëndet.

Frutat e freskëta janë ta pasura në ujë dhe fibra, kështu që sheqeri i tyre natyral është më pak i koncentruar se sa në produktet e tjera të ëmbla.

Kjo do të thotë se nuk ka asnjë lloj arsye për të shmangur frutat vetëm nëse keni alergji ndaj tyre.

Nuk ka asnjë mundësi që frutat të mos jenë të shëndetshme dhe të shkaktojnë shtim në peshë.

Të ngjashme