Kryefjala Logo

Forma e dorës zbulon nëse jeni zjarr,ajër, ujë apo tokë

28 Janar, 2022 | 2:40 pm

Ashtu siç shenjat e horoskopit lidhen me një nga katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) edhe format e dorës bëjnë të njëjtën gjë.

Zjarri
Njerëzit që kanë elementin e zjarrit kanë pëllëmbë më të gjatë dhe në formë drejtkëndore. Gishtat e tyre të vegjël kanë një distancë të madhe me gishtat e tyre të mëdhenj. Nëse ju keni element zjarrin, atëherë ju jeni aventurierë, prireni nga instikti dhe merrni iniciativë. Ju jeni lider të lindur dhe e bëni këtë punë me mjaft pasion.

Ajri
Njerëzit që kanë elementin e ajrit kanë një pëllëmbë ose rrumbullake ose drejtkëndore por kanë gishta shumë të gjatë. Ju jeni intelektuale dhe analizoni gjithçka. Ju jepni zgjidhje inovative dhe arma juaj më e fortë është komunikimi.

Uji
Njerëzit që kanë elementin e ujit zakonisht kanë një pëllëmbë ovale dhe gishta të gjatë e të hollë. Ju njiheni për kreativë, tipa që imagjinoni shumë dhe tejet emocional. Ju jeni të kujdesshëm dhe të gjindshëm ndërkohë që ju krijoni gjithashtu marrëdhënie të shëndetshme edhe me ata që dashuroni. Shumë herë emocionet e tepërta ju bëjnë të ndjeni panik dhe ankth.

Toka
Njerëzit që kanë elementin e tokës zakonisht kanë pëllëmbë të rrumbullakët dhe gishta të shkurtër. Ju jeni natyrë realiste, praktike dhe të përgjegjshëm. Ju jeni një natyrë që i keni qejf lidhjet e gjata dhe i mbani ato. Gjithashtu ju pëlqeni shumë natyrën jeni sensual dhe punoni fort për atë që dëshironi.

Të ngjashme