Kryefjala Logo

Filmat horrorr jo vetëm të trembin por edhe të dobësojnë!

7 Janar, 2022 | 1:51 pm

Hulumtuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror. Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion.

Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar.

Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.

Mesatarisht, secili film ndihmoi në djegien e 113 kalorive, e barasvlershme me 30 minuta ecje. Filmi më i mirë në këtë rast ishte “The Shining”, që ndihmoi në djegien e 184 kalorive.

Të ngjashme