Kryefjala Logo

Fakte të mahnitshme rreth ligjeve të tërheqjes:

22 Dhjetor, 2021 | 12:47 pm

•Një studim tregon se njerëzit që ndihen shpesh të uritur, preferojnë gratë me peshë më të madhe.

•Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se kur një grua gjen një burrë tërheqës, ajo flet me një zë më të lartë.

•Biologët evolucionistë thonë se është më mirë të kesh një pamje mesatare, pasi ato reklamojnë më mirë shëndetin riprodhues, dhe kanë një vendosje më të ndryshme të gjeneve.

•A e dinit se simetria e fytyrës cilësohet si një shenjë e bukurisë në mbarë botën?

•Fëmijët të cilët janë të lindur kur prindërit e tyre ishin në të 30-tat, kanë prirjen për t’i cilësuar më tërheqëse fytyrat e vjetra, se sa fëmijët e lindur nga prindërit në të 20-at e tyre.

•Në mesjetë, për t’u bërë tërheqëse, gratë e fisnikëve të pasur gëlltisnin arsenik për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

•Amerikanët shpenzojnë çdo vit më shumë para për përmirësimin e pamjes së jashtme, sesa për arsimimin.

•Gratë e gjykojnë një burrë më tërheqës, kur shohin gra të tjera që e shohin apo i buzëqeshin atij.

•Sipas studimeve, infermieret në maternitet kanë prirjen t’i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje foshnjave më tërheqëse dhe të shëndetshme, dhe më pak vëmendje foshnjave të tjera.

Të ngjashme