Kryefjala Logo

Facebook ndërron emrin. Ja prapaskenat e këtij vendimi.

29 Tetor, 2021 | 11:59 am

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, njoftoi të enjten në eventin Connect të kompanisë se emri i ri i Facebook do të jetë “Meta”

“Ne jemi një kompani që ndërton teknologji për t’u lidhur,” tha Zuckerberg. “Së bashku, më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë. Dhe së bashku, ne mund të zhbllokojmë një ekonomi krijuese masivisht më të madhe. Për të reflektuar se kush jemi dhe çfarë shpresojmë të ndërtojmë.”-tha Zuckerberg

Ai tha se e ardhmja e kompanisë do të fokusohet në ndërtimin e produkteve të realitetit virtual që lidhin përdoruesit përmes një mediumi tjetër. Ai parashikoi se një miliard njerëz do të jenë në Metaverse në dekadën e ardhshme. Zuckerberg tha se bota e re e realitetit virtual do t’i lejojë përdoruesit të luajnë video-lojëra, të shohin filma, të ndjekin koncerte, të bashkëpunojnë me kolegët dhe të mblidhen me miqtë pa dalë nga dhoma e tyre e ndenjes.

•Metaverse, një shkurtim për “meta-univers”, është një botë dixhitale ku e vërteta dhe bota virtuale bashkohen dhe u lejon njerëzve të lëvizin midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.

Të ngjashme