Kryefjala Logo

Është shokuese lidhja midis ngrënies së thonjve me personalitetin

7 Tetor, 2021 | 12:23 pm

Të gjithë njohim dikë që i bën gishtat plagë dhe gjithmonë ka thonj të deformuar.

Sigurisht që ky ves nxitet nga gjendja stresuese që përjeton një individ i caktuar, por për të tjerë është shumë e bezdisshme.

Së fundmi një studim i botuar në “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychology” ka dalë në përfundimin se personat që hanë thonjtë janë perfeksionistë.

•48 individët që u bënë pjesë e studimit janë vënë në provë me eksperimente të ndryshme nga mjekë dhe psikologë.

Dëshira për të arritur objektivin dhe pritshmëritë e larta sipas studiuesve rrisin intensitetin e këtij vesi në mënyrë të frikshme.

Të ngjashme