Kryefjala Logo

Engjëjt ekzistojnë vërtet?Nëse po,si mund t’i shohim?

6 Dhjetor, 2021 | 11:20 am

Këto janë 8 shenjat që tregojnë se e keni një engjëll mbrojtës

1-Pendët

Një nga shenjat më të zakonshme të engjëjve janë pendët e vogla, sidomos kur gjendet në një vend ku zakonisht nuk ka pendë. Engjëjt lënë pendë për t’ju kujtuar se ata janë aty, dhe po na shikojnë. Kjo është edhe më e vërtetë nëse dikush gjen një pendë të bardhë.

2-Qindarkat, monedhat e vogla

Besohet se engjëjt shpesh lënë monedha të vogla në rrugën e njerëzve që kanë nevojë. Ata e bëjnë këtë për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe për tu dhënë këshilla për jetën. Çdo monedhë ka kuptimin e saj.

3-Ylberi

Nëse dikush shikon ylberin dhe nuk bie shi, kjo është një shenjë e dërguar nga një engjëll. Ata pëlqejnë të na kujtojnë se janë pranë nesh.

4-Retë

Simbolet në re janë gjithashtu shenja që engjëjt pëlqejnë të dërgojnë. Ato mund të jenë zemra, lule, apo edhe pamja e një engjëlli

5-Të shikoni rastësisht diçka të bukur

Nëse po kaloni një ditë të tmerrshme dhe papritur shikoni diçka të bukur, kjo është një shenjë e engjëllit tuaj mbrojtës.

6-Prekje të pazakonta

Ndonjëherë thjesht ndeji praninë e diçkaje që nuk është aty pranë jush. Kjo mund të jetë një prekje, një ndjenjë emocionale. Janë engjëjt tuaj mbrojtës që ju përqafojnë dhe ju dhurojnë dashuri pa kushte.

7-Reagimet e bebeve dhe kafshëve

Bebet dhe kafshët janë zakonisht më të ndjeshëm ndaj engjëjve sesa të rriturit. Fëmijët shpesh buzëqeshin apo bëjnë më dorë pa arsye. Kur kjo ndodh, një engjëll është aty pranë.

8-Një telefonatë pikërisht atëherë kur keni patur nevojë

Keni marrë ndonjë telefonatë pikërisht atëherë kur keni patur më shumë nevojë se kurrë? Ndoshta ishte engjëlli juaj mbrojtës, i cili dëshiron që ju të keni udhëzimet e duhura për atë çfarë duhet të bëni.

Të ngjashme