Kryefjala Logo

Eleminimi i strabizmit në Spitalin Amerikan 1 nga Dr. Teuta Haveri

24 Janar, 2022 | 12:51 pm

Strabizmi

 

Devijimi i syve (strabizmi) nuk është thjesht një anomali estetike, por në pjesën më të madhe të rasteve flet për çrregullim të rëndë të pamjes.

 

2 – 3% e fëmijeve paraqesin strabizëm, i cili mund të jetë i lindur, apo mund te shfaqet gjatë viteve të para të fëmijërisë, zakonisht rreth moshës 3-4 vjeçare kur fusha e pamjes e syve zgjerohet dhe fëmija fillon të hedhë vështrimin në largësi. Pavarësisht moshës së shfaqjes së shtrembërimit, e rëndesishme është që fëmija të ekzaminohet menjëherë pas shfaqjes së tij. Në 2/3 e rasteve, strabizmi shoqërohet me ulje të pamjes së syrit të devijuar (ambliopi), e cila shpesh është shumë e avancuar. Kjo ulje është e parikuperueshme nëse trajtimi vonohet; në të kundërt trajtimi i hershem me anë të mbylljes së syrit « të mirë », mund të parandalojë shfaqjen dhe parandalimin e ambliopisë.

 

Për të arritur këtë objektiv është shumë e rëndësishme ndjekja e afërt me mjekun oftalmolog. Roli i prindërve është thelbësor, sepse janë ata që do të bëjnë që fëmija të pranojë trajtimin, mbajtjen konstante të korrigjimit me syza, aplikimin korrekt të okluzionit apo ndjekjen e riedukimit ortoptik.

12D02101 12AF 4AD9 83A4 FA525A280BB8 

Pas korrigjimit të ambliopisë, mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar defektin estetik. Momenti i ndërhyrjes përcaktohet nga mjeku specialist oftalmolog, duke u bazuar në ecurinë e pamjes së fëmijës dhe rezultatet e trajtimit të ambliopisë.

 

Edhe pas trajtimit mediko-kirurgjikal të sukseshëm, ndjekja e afërt e mjekut oftalmolog është e rëndësishme deri sa të arrijë moshën e adultit.

 

Operacioni i Strabizmit

 

Ndërhyrja kirurgjikale e strabizmit nuk është gjë tjetër veçse një etapë e rehabilitimit të funksionit viziv. Ajo ka për qëllim të zhdukë apo reduktojë deviacionin që persiston edhe pas korrigjimit me syze. Kjo lloj kirurgjie realizohet nën anestezi të përgjithshme dhe konsiston në zhvendosjen e muskujve të jashtëm të syrit në mënyrë të tillë që sytë të arrijnë në maksimum pozicionimin drejt.

 

Këto ndërhyrje janë kryer nga Dr. Teuta Haveri, e cila është specializuar në Universitetin e Nantës, Francë në oftalmogji pediatrike dhe trajtimin e strabizmit.

 

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni me Dr. Teuta Haveri kontaktoni në 0682216272 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

 

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Të ngjashme