Kryefjala Logo

Ekzistojnë vërtet njerëz që nuk pëlqejnë përqafimet?

9 Janar, 2022 | 2:09 pm

Suzanne Degges-White e cila është profesoreshë në universitetin Northern Illinois është shprehur se prirja jonë për t’u përfshirë apo jo në kontaktet fizike lidhet me përvojat e hershme që në fëmijërinë tonë.
Një studim  doli në përfundimin se njerëzit që ishin edukuar dhe mësuar me përqafimet e vazhdojnë këtë sjellje dhe janë më emocionalë.

Degges-White ka shtuar se fëmijët që nuk kanë patur afrimitet fizik me njerëzit në vitet e para të jetës, nuk ndihen rehat edhe pas shumë viteve.

Nëse prindërit nuk janë treguar të afërt fizikisht me fëmijët, këta të fundit do të kenë të njëjtën sjellje me fëmijët e tyre. Edhe pse ky rast mund të ketë edhe rezulate të kundërta, pasi shumë fëmijë që e kanë ndjerë mungesën e përqafimeve në vitet e para të jetës së tyre, rriten për të qenë njerëz shumë të afrueshëm.

Të ngjashme