Kryefjala Logo

E vërteta shokuese e kafshimeve në qafë në çift

11 Tetor, 2021 | 12:54 pm

Shenjat vjollce apo të kuqe në qafë, të cilat shkaktohen si pasojë e kafshimeve nga partneri, janë me të vërtetë interesante, e veçanërisht kur ju shfaqen për herë të parë.

 Në momente të zjarrta me pasion, njerëzit kanë tendenca të bëjnë shumë gjëra të cilat nëse nuk do të ishit duke bërë seks, do t’ju dukeshin anormale. 

Megjithatë, pavarësisht se mund të mendoni që këto shenja janë vetëm shenja të cilat ju shkaktohen si pasojë e seksit të egër, kjo nuk është e vërtetë.

Fatkeqësisht, këto kafshime të dashurisë janë shenjë se keni mungesë të hekurit. Hekuri është përbërës shumë i rëndësishëm i gjakut dhe kur keni mungesë të tij, trupi shumë më lehtë i shfaq shenjat e ndryshme.

Kjo është e njëjta arsye se përse disa njerëz zhvillojnë probleme si anemia. 

Shfaqjet e shpeshta të shenjave të kafshimit në qafë janë shenjë se duhet ta rritni nivelin e konsumimit të ushqimeve që janë të pasura me hekur, siç janë spinaqi dhe mishi i kuq.

Të ngjashme