Kryefjala Logo

E keni tepruar me kripën në ushqim? Lexoni dhe shpëtoni.

6 Tetor, 2021 | 12:37 pm

Me siguri ju ka ndodhur që të keni gatuar një pjatë plot dashuri dhe në fund ta teproni me sasinë e kripës.

Por çdo gjë e ka një zgjidhje. Ne po ju tregojmë disa mënyra si të largoni tepricën e kripës nga gjella.

1- Në tenxheren ku keni hedhur përbërësit fusni një kokërr patate. Lëreni të qëndrojë e zhytur për rreth 20 minuta dhe kripa e tepruar do të jetë larguar.

2-Shtoni qumësht. Qumështi jo vetëm do të neutralizojë kripën por edhe do të përmirësojë shijen

3-Shtoni një qepë të pa përpunuar. Nëse në familjen tuaj konsumohet qepa, atëherë do e keni shumë të thjeshtë heqjen e kripës. Mjafton të lini një kokërr qepë për 5 minuta në enë dhe çdo grimcë e tepruar kripe do të largohet.

4-Shtoni masën. Nëse përgatisni një masë tjetër kjo do e bënte ushqimin të neutralizohej nga sasia e kripës.

5-Brumi është një mënyrë përsëri shumë e mirë. Bëni tre topa brumi dhe futini në enën ku po gatuani. Lërini aty deri para se të shërbeni pjatën.

Të ngjashme