Kryefjala Logo

E keni tepruar me alkolin një natë më parë?Çfarë të hani ditën tjetër

30 Tetor, 2021 | 11:37 am

Mjafton që të hani ushqimet e duhura dhe nuk do të jeni të trullosur pasi të zgjoheni. Niseni mëngjesin me vezë.

Ato kanë proteina dhe proteinat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe shpërbëjnë toksinat e alkoolit. Vezët e freskëta furnizojnë trupin shpejt me vitaminë B, niveli i të cilës është ulur nga konsumi i alkoolit. 

Nëse vazhdoni të ndiheni shumë të lodhur, hani banane për të rigjeneruar trupin me potas dhe për të ndihmuar muskujt. 

Edhe mjalti është alternativë e mirë. Ka antioksidantë dhe fruktozë të përqendruar, që ndihmon në shkarkimin më shpejt të alkoolit nga sistemi juaj. 

Të hani shparguj përpara se të dilni mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjes së kokës.

Shkencëtarët kanë gjetur se shpargujt kanë disa enzima që shpërbëjnë alkoolin. Edhe ditën tjetër pas pirjes, ulin dhimbjen e kokës që shkakton alkooli.

Të ngjashme