Kryefjala Logo

E keni gjetur çfarë do të shtroni natën e Krishtëlindjeve?Ne kemi disa ide!

16 Dhjetor, 2021 | 1:02 pm

1-Byrek me kungull dhe arra

Përbërësit për petët:
500 gr miell
1 kokërr vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me lëng limoni
pak kripë
Ujë të vakët sa të duhet për të zënë brumin

Mbushja
1 kg kungull
200 gr djathë i bardhë
1 gotë çaji me kos
2 kokrra vezë
½ kile arra të grira
majdanoz i grirë
2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja
Miellin, vezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe ujin e vakët i hedhim dhe i përziejmë të gjitha bashkë në një enë të thellë derisa të përftojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbështjellim me qese dhe e lëmë 1 orë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kungujt lahen qërohen dhe grihen hollë. Te kungulli i grirë shtohet djathi i thërrmuar me dorë. Pastaj shtohen vezët, kosi, gjalpi i zbutur, majdanozi dhe përzihen mirë të gjitha bashkë. Brumi i përgatitur ndahet në aq copa sa petë do të bëhen. Vendoset në tavolinën e lyer me niseshte dhe hapen petët. Hapim petën e parë dhe e vendosim në tavë, I shtojmë mbushjen e përgatitur me kungull dhe arra. Kështu veprojmë me të gjitha petët deri sa të kenë përfunduar. E lyejmë byrekun sipër me vaj, ose me të verdhë veze (kjo varet nga ju). Vendosim byrekun në furrë për pjekje. Piqet në temperaturën 180 gradë, derisa të skuqet lart. Pritet në copa me madhësi sipas dëshirës.

Kofshë pule të mbushura
Përbërësit:
6 kofshë pule
200 gr djathë kaçkavall
200 ml mustardë
150 gr djathë
50 gr proshutë e grirë imët
kripë
piper i zi
100 ml ujë
100 ml vaj
Kofshët e pulës i zgjedhim të mëdha dhe i pastrojmë. Më pas i rrahim me çekiç kuzhine dhe u hedhim kripë e piper. Këto pjesë të mishit që i kemi marinuar më parë i lyejmë me mustardë. Shtojmë kaçkavallin e grirë në copëza të vogla, djathin e grirë, proshutën e grirë dhe palosim në formë rroleje. Roletë i radhisim në një tavë të lyer me vaj, shtojmë pak ujë dhe e mbështjellim me letër alumini. E pjekim në furrë në 170 gradë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Për ta shoqëruar këtë recetë mund të shtoni perime të ziera./Kuzhina Shqiptare

Të ngjashme