Kryefjala Logo

E dinit se nëse bota do të mbeste pa kafe,pasojat për njerëzimin do të ishin fatale

11 Shtator, 2021 | 12:00 pm

Sipas raportit të Institutit Klimatologjik të Australisë, nëse ndodh përkeqësimi aktual i motit, ngrohja globale do të ulte për 50 për qind prodhimin e kafesë deri në vitin 2050, e kjo do të çonte në zhdukjen totale të kafes më 2080.

“Ka dëshmi të forta se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i modelit të reshjeve, po ndikojnë në rendiment, cilësi, dëme dhe sëmundje të cilat në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në sigurinë ekonomike në disa rajone që janë ekonomikisht të varura nga prodhimi i kafes”, thotë raporti.

Përveç faktit që konsumuesit mund të humbasin pijen e tyre të preferuar, pasojat e mungesës së kafesë mund të jenë shumë më serioze. Se çfarë do të ndodhte po të mos kishte kafe, për “Vice” flasin publicisti amerikan Mark Pendergrast, historiania nga Harvardi, Augustine Sedgewick, dhe njohësi i kafes, Peter Giuliano.

Sipas tyre, mbi 120 milionë njerëz në më shumë se 70 shtete varen nga kafja si burim i të ardhurave dhe shumica e 25 milionë kultivuesve të kafesë janë fermerë të vegjël. Vetëm në Kanada janë mbi 170 mijë punonjës në veprimtaritë që ndërlidhen me kafen, e në Shtetet e Bashkuara ky numër arrin në 1.6 milionë, transmeton Telegrafi.

Çfarë do të ndodhte nëse nesër zhduket kafja?

Augustine Sedgewick: “Njerëzit në njëfarë mënyre do të kompensohen, ndoshta me pije energjike. Nëse mund të sintetizojnë një hamburger, ne ndoshta do të jemi në gjendje të sintetizojnë edhe kafen”.

Mark Pendergrast: “Shumë njerëz do të kishin dhimbje koke, e do të ishin nevrikë. Mbase njerëzit do t’ju ktheheshin lëngjeve e do të merrnin më shumë sheqer”.

Shumë do të mbeteshin pa punë. Çfarë do të ndodhte me ta?

Augustine Sedgewick: “Nëse janë 150 milionë njerëz puna e të cilëve varet nga kjo bimë, mbase 149 milionë prej tyre do të ishin të lumtur që nesër nuk duhet të punojnë. Sepse, shumica e punëve në këtë sektor janë të rënda, përfshirë prodhimin dhe shërbimin e kafes”.

Amerika e Veriut është vetëm një pjesë e një zinxhiri global të shitjes së kafes. Çka me pjesën tjetër ku rritet kafeja?

Augustine Sedgewick: “Kur flasim për plantacionet, ka njerëz që nuk kanë mënyrë tjetër për të fituar para për bukë. Menjëherë do të shfaqej uria”.

Të ngjashme