Kryefjala Logo

E dinit që dhe fëmijët kanë horoskop?Çfarë thuhet e zbulojmë!

19 Janar, 2022 | 2:55 pm

Dashi

Vogëlushët e shenjës së dashit u pëlqen të vënë në provë durimin e mamit dhe babit, futen gjithmonë në telashe, por dinë edhe si të shpëtojnë prej tyre. Janë fëmijë shumë të gjallë . Për ta çdo ditë është një aventurë e re.
Demi

Fëmijët e shenjës së demit janë shumë të qetë. Duket sikur llogarisin çdo hap që hedhin. Dinë të jenë të kujdesshëm. U pëlqen shumë të kalojnë kohën me prindërit, të argëtohen dhe të provojnë lojëra të reja, sidomos lojëra që nxjerrin në pah aftësitë e tyre krijuese.
Binjakët

Në qoftë se keni fëmijë të shenjës së binjakëve, ndihuni me fat sepse këta vogëlushë dinë t’u kthejnë buzëqeshjen në çdo kohë. Janë pak trazovaçë, por dinë të kontrollojnë dëshirat dhe shpërthimet kur janë në publik, për shembull nuk bëjnë kurrë në skena në supermarket.
Gaforrja

Të vegjlit e shenjës së gaforres falin shumë dashuri në familje. Janë të ngjitur pas prindërve dhe vëllezërve. U pëlqen të luajnë në natyrë dhe të provojnë gjëra të reja. Në përgjithësi janë të qetë dhe të bindur, por kur bëhen me nerva kthehen në një uragan të vërtetë.
Luani

Në qoftë se ekizston një tipar që përshkruan më së miri luanët e vegjël është dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes. Ky është asi i tyre nën mëngë dhe dinë ta shfrytëzojnë më së miri. Janë guximtarë, të papërtueshëm dhe këmbëngulës. Në të njëjtën kohë dëgjojnë këshillat e më të rriturve dhe dinë të jenë të përgjegjshëm.
Virgjëresha

Fëmija i shenjës së virgjëreshës është një perfeksionist i lindur. Shumë i vendosur dhe praktik, kjo vihet re që në raportin që krijon me fëmijët e tjerë apo prindërit. I pëlqejnë shumë sidat dhe dëshiron të dalë gjithmonë më i miri. Është fëmijë pak tekanjoz kur bëhet fjalë për ushqimin dhe veshjet, por me pak punë mund të përshtatet me çdo situatë.

Peshorja

Nuk janë të vendosur. Kanë aftësi të shikojnë nga të dyja anët e një çështjeje, prandaj për të vendosur është e vështirë për ta. Mësojuni fëmijëve të kësaj shenje të marrin vendime. Janë tërheqës dhe të edukuar. Nuk është e vështirë të rrish me ta por dhe ata zakonisht ju pëlqen të rrinë me njerëz. Sa më shpejt i mësoni të shoqërohen me të tjerët aq më mirë është. Këtyre fëmijëve iu pëlqen shumë bukuria arti i çdo lloji. Mos i lejoni të bëhen dembelë, sepse e kanë atë tendencë, prandaj nëse merren me art apo muzikë ka për ta eliminuar këtë problem.

Akrepi

Nëse një fëmijë i shenjës së Akrepit ju tregon një sekretin e tij, atëherë ai është duke ndarë me ju një nga gjërat më të çmuara që ka. Duhet të ndiheni të nderuar nga kjo dhuratë. Këta janë fëmijët më intensivë të zodiakut. Të lindurit në shenjën e Akrepit nuk lënë diçka në mes pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur. Të lindurit e kësaj shënjemund të bëhen detektivë shumë të zotë. Ju pëlqen të luajnë pazël dhe lojra me të cilën duhet të zgjidhin diçka. Jepuni atyre një libër me mistere dhe ata kanë për tju dashur përgjithmonë. Ata janë shumë emocionalë si në dashuri dhe në urrejtje.

Shigjetari

Këta janë fëmijët më gazmorë të zodiakut. Fëmijët e lindur në shenjët e Shigjetarit janë entuziastë, optimistë dhe në përgjithësi të lumtur. Janë shumë aktivë si fizikisht edhe mendërisht. Këta fëmijë e e pëlqejnë shkollën dhe proçesin e mësimit. Vlerësojnë filozofinë dhe fenë që në një moshë në vogël. Ata kanë idenë e tyre se çfarë është e vërteta dhe dashuria. Kanë për të debatuar me ju nëse teoria juaj bien ndesh me të tijën. Kanë nevojë të domosdoshme për të udhëtuar. Që në moshë të vogël deri sa të plaken duan të udhetojnë dhe të shohin botën. Ju pëlqen të takojnë njerëz të kulturave të ndryshme dhe të flasin për besime të ndryshme. Përshtatet lehtë në kultura e tjera dhe në menyrat e jetesës.

Bricjapi

Një nga shenjat më serioze të zodiakut. Këta fëmijë duket sikur janë të rritur që në moshë të vogël. Ndihem më rehat si të rritur sesa si fëmijë. Dhe kur plaken duket sikur bëhen më të rinj. E kanë të vështirë të argëtohen. Më shumë ju pëlqen puna dhe detyrat e shtëpisë sesa të luajnë. Edhe pse mund t’i besoni për të gatuar apo për tu kujdesur për fëmijët kanë nevojë për inkurajim për të patur më shumë eemocione në dëshirat e tyre për të qënë të suksesshëm dhe përgjegjës në jetë. Këta fëmijë e bëjnë vetë programin nëse ju nuk e bëni për ata. Janë shumë ambiciozë, paktikë dhe shumë punëtorë.

Ujori

Këta fëmijë duken pak si të çuditshëm dhe të pazakontë. Të jënë të ndryshëm është specialiteti i tyre. Mund të jetë në të veshur, në mendime apo dhe në sjellje. Këta fëmijë kanë mendje krijuese. Këta kanë nevojë për liri më tepër se çdo shenjë tjetër. Kompjuterat i mund tju hynë në punë këtyre fëmijëve që në moshë të vogël. Ju tërheq vëmendjen çdo gjë që ka lidhje me teknologjinë. Të jenë dramatikë dhe spontanë është specialiteti i tyre. Nëse këta fëmijë mërziten me rutinën kini kujdes sespe mund të fillojnë të hynë në telashe thjesht për të patur pak argëtim në jetë.

Peshqit

Këta fëmijë shumë të ndjeshëm mësojnë që në moshë të vogël të thithin ndjenjat e të tjerëve sikur të jenë të tyret. Shenja më intuitive e zodiakut. Me kaq shumë emocione brenda tyre, ata janë shpesh herë të frikësuar. Janë shumë krijues, dhe mund të krijojnë botë që janë më të sigurta nga kjo që ne jetojmë. Kanë frikë nga shumë gjëra, që nga gogoli në dollap te tek zhurmat e larta; këta fëmijë duhet të mësojnë të marrin edhe risqe. Të lindur për të dhënë këshilla, fëmijët e lindur në shenjën e Peshqve do të qetësojnë dhe mbështesin cilindo për sadopak dhimbje fizike apo emocionale që ka.

Të ngjashme