Dyshoni se ai nuk e ka harruar ish të dashurën?Ju tregojmë ne të vërtetën.

1)Shoqërimi

Disa ish-çifte, pas një kohe, vërtet mund të ruajnë marrëdhëniet miqësore dhe herë-herë të pinë bashkë kafe. Mirëpo, assesi nuk përfshin shoqërimin në orët e vonshme të natës dhe jashtë syve të të tjerëve.

2)U bën “Like” fotografive

Nëse akoma e ka ndër miqtë në rrjetet shoqërore, herë-herë diçkaje do t’i bëjë “Like”. Është normale nëse u bën “like” disa ngjarjeve të jetës, siç janë puna e re apo fejesa. Mirëpo, nëse i bën “like” çdo fotografie të saj që e publikon, atëherë problemi ekziston.

3)Fotografitë dhe sendet

E pra, përse do t’i ruante fotografitë dhe gjërat e përbashkëta të cilat ia kujtojnë të kaluarën?

4)E mbron

Nëse i duket qesharake kur i bëni pyetje se a ekziston diç ndërmjet tyre, kjo është në rregull, sepse është krejtësisht në rregull të bëhen qesharake gjërat e pakuptimta. Mirëpo, nëse përgjigjet me hidhërim, duke ju akuzuar se je xheloze, kjo me siguri tregon që ai ende ndien diçka.

5)Korrespondenca

Kohë pas kohe, ata mund të këmbejnë nga ndonjë porosi, në mënyrë që të mësojnë se çfarë ka të re në jetët e tyre.Mirëpo, nëse korrespondenca është bërë e përhershme për çdo gjë që u ndodh në jetë,ti vetë ia zbulon, është koha për një bisedë serioze.

Previous articlePasi ta lexoni këtë artikull nuk do ta injoroni kurrë mëngjesin
Next articleDritën ndezur apo dritën fikur.Kur erosi është në maksimum?