Kryefjala Logo

Dobësohuni por pa dieta me këto teknika!

28 Janar, 2022 | 2:42 pm

1. Hani ngadalë dhe përtypuni shpejtë
Sipas studimit, njerëzit që hanë shpejt marrin kile më shpejtë se ato që hanë ngadalë. Duke ngrënë ngadalë dhe duke u përtypur mirë, do ndiheni të ngopur.
2. Pini sa më shumë ujë rregullisht
Nëse doni të jeni sa më të shëndetshëm, duhet të pini sa më shumë ujë. Nëse pini përpara se të hani, do ndiheni të ngopur dhe do hani më pak.
3. Evitoni pijet me sheqer
Sheqeri i tepërt çon në sëmundje serioze si, obeziteti, diabeti apo sëmundjet e zemrës. Mundohuni të zëvëndësoni pijet me sheqer, me pije natyrale.
4. Hani 2 vezë në ditë
Studimet tregojnë se nëse kombinoni një dietë pa karbohidrate me vezë në mëngjes, mundësitë për t’u dobësuar do jenë më të larta. Kjo për shkak të proteinave që gjenden tek vezët.
5. Nëse ndiheni të uritur, hani orbit
Nëse ndiheni të uritur, hani orbit që nuk përmbajnë sheqer. Shija e mentes do largojë urinë, duke bërë kështu që të konsumoni më pak gjatë ngrënies së drekës apo darkës.

Të ngjashme