Kryefjala Logo

Djersisni natën? Ja pse.

28 Tetor, 2021 | 12:26 pm

1-Çrregullimet e gjumit

Fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi që djersitja ka ndikim në gjumin të cilin e bëni.

Mes çrregullimeve më të shpeshta të gjumit që e shkaktojnë djersitjen gjatë natës janë:

– Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).

– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra.

– Çrregullimet e gjumit të shkaktuara nga shqetësimi.

2-Temperaturat e larta të trupit

Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi. Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i ngritë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.

Të ngjashme