Kryefjala Logo

Disa sekrete si të mos shpenzoni pa kriter në verë

25 Korrik, 2021 | 6:05 pm

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, të shpenzoni më shumë sesa fitoni, apo të bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë ju duhen disa këshilla me vlerë.

Llogaritni të ardhurat mujore pas taksave.

Shtoni të gjitha shpenzimet që lidhen me punën që keni. Kjo përfshin gjëra të dukshme si veshjet, shpenzimet e ndonjë udhëtimi, dreka e punës dhe me pas llogarisni shpenzimet më pak të dukshme të ditës si kopshti i fëmijëve, estetika dhe aktivitetet pas pune.

Së fundi bëni llogaritje duke zbritur nga rroga shpenzimet tuaja mujore, shpenzimet e punës, ato të familjes dhe shpenzimet jashtë orarit të punës.

Po të llogarisni sa shpenzoni në punë për 1 orë dhe sa fitoni prej saj do të shihni një ndryshim të madh. Prandaj i gjithë shpenzimi vjen nga gjërat e panevojshme jashtë saj.

Mundohuni të mbani një buxhet vetëm për gjërat e domosdoshme pas punës dhe të mos e teproni me to.

Të ngjashme