Kryefjala Logo

Disa mënyra si të përballoni festat nëse jetoni larg familjes

21 Nëntor, 2021 | 1:30 pm

1)Mendoni pozitivisht

Ju nuk mund të lejoni që disa ditë të ndryshojnë mënyrën se si ju e shikoni jetën tuaj, prandaj përdorni këtë kohë për të reflektuar mbi të mirën në jetën tuaj. Reflektoni ne atë që keni arritur këtë vit dhe bëni një listë të gjërave që shpresoni për Vitin e Ri. Uluni, i shërbeni vetes një gotë Rose, teksa dëgjoni “Krishtlindje të Bardha” të Frank Sinatra.

Jeta juaj nuk mund të ndihet e përsosur 24/7, por mundohuni te fokusoheni tek gjërat që ju pëlqejnë në jetën tuaj dhe jo tek ato që nuk të pëlqejnë.

2)Mos e krahasoni jetën tuaj me atë të të tjerëve

Kjo duhet të zbatohet si në jetën reale dhe në mediat sociale, dita- ditës dhe gjatë festave. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është kurrë një ide e mirë, por është shumë më e vështirë të shmangësh kur të gjithë publikojnë momente të pafundme të lumtura me familjet e tyre nëpërmjet çdo platforme të mediave sociale. Te shpenzuarit shume kohë në Instagram është një kujtesë e përditshme sa “te lumtur janë të tjerët” për faktin se (duket sikur) të gjithë të tjerët janë duke gatuar, pjekur, duke parë filma dhe duke marrë pjesë në festën e përgjithshme të pushimeve familjare.

3)Dhuro

Ju mund të bëheni vullnetarë në një organizatë që ndihmon fëmijet në nevojë, mund të bëheni vullnetarë në bashkinë e qytetit tuaj dhe të interesoheni si mund të dhuroni kohën tuaj në ndihmë të njerzve neënevoje,mund të ndihmoni me një lodër një fëmijë jo shumë fatlumë, dikush në një gjëndje më të mirë ekonomike mund ti sponsorizoi një familje të varfër darkën e vitit të ri. Kur dhurojmë ne bëjmë jo vetëm të tjerët të ndihen mirë por edhe veten tonë. Që të marësh duhet të japësh dhe ndryshimi fillon nga secili prej nesh. E kur më mire sesa në festat e fund vitit mund ta bejmë këtë gjë, e mbyll vitin me shumë dashuri dhe duke dhën shembull tek njerzit përth teje se në botë ka më shumë njerëz pozitivë sesa negativë.

Të ngjashme