Kryefjala Logo

Disa mënyra praktike si të largoni kripën e tepërt nga gjella

28 Nëntor, 2021 | 2:08 pm

1- Në tenxheren ku keni hedhur përbërësit fusni një kokërr patate. Lëreni të qëndrojë e zhytur për rreth 20 minuta dhe kripa e tepruar do të jetë larguar.

2- Shtoni masën. Nëse përgatisni një masë tjetër kjo do e bënte ushqimin të neutralizohej nga sasia e kripës.

3-  Shtoni një qepë të pa përpunuar. Nëse në familjen tuaj konsumohet qepa, atëherë do e keni shumë të thjeshtë heqjen e kripës. Mjafton të lini një kokërr qepë për 5 minuta në enë dhe çdo grimcë e tepruar kripe do të largohet.

4-Shtoni qumësht. Qumështi jo vetëm do të neutralizojë kripën por edhe do të përmirësojë shijen.

Të ngjashme