Kryefjala Logo

Disa mënyra për ta bërë partnerin të ndihet i veçantë pranë jush

14 Janar, 2022 | 2:40 pm

1-Inspirojeni atë për një jetë më të mirë

Femra ka shumë ndikim tek mashkulli dhe mund të jetë inspiruese që ai të arrijë shumë gjëra në jetë. Sigurohuni t’ja kujtoni atij aftësitë e tij dhe inkurajoni për të sfiduar veten.

2-Vlerësojeni atë

Vlerësoni gjithçka që ai bën që t’ju bëj juve të lumtur duke e falënderuar.

3-Kaloni më shumë kohë së bashku

Pa marrë parasysh se sa e zënë jeni ju duhet ta leni partnerin tuaj ta dijë, se ai është prioriteti juaj dhe se ju gjithmonë do të gjeni kohë për të.

4-Interesohuni në botën e tij të brendshme.

Është në natyrën e meshkujve që të fshehin mendimet më të thella në vete dhe të mos flasin për ndjenjat e tyre. Ju duhet të pyesni atë që ta bëni të flasë për gjithçka me ju.

Të ngjashme