Kryefjala Logo

Disa leksione falas nga ikona Coco Chanel:

14 Janar, 2022 | 2:38 pm

•Ju mund të keni jetën që dëshironi

Coco Chanel doli nga asgjëja dhe ndërtoi një perandori mode. Në moshën 12 vjeçare, nëna e saj ndërroi jetë tragjikisht dhe babai, një shitës ambulant, e dërgoi në një jetimore të drejtuar nga murgesha. Ajo u rrit aty dhe mësoi të qepte, një aftësi që do e çonte në punën e jetës së saj. Historia e saj na sjell ndërmend proverbin e vjetër: Kurrë mos e lini të kaluarën tuaj të përcaktojë të ardhmen.

•Nëse besoni në një projekt, mendoni dhe veproni

Coco Chanel ju tha vajzave që punonin për të që të spërkasnin me parfumin Chanel No.5, atelien e saj. Kur klientët filluan të interesohen, ajo filloi të shpërndante shishe të vogla për t’u marrë në shtëpi. Pasi u sigurua se kishte kërkesë për produktin, Chanel e lançoi parfumin.

•Mos i lejoni të tjerët t’ju tregojnë çfarë është e mundur

“Suksesi shpesh arrihet nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.” Coco Chanel ia doli sepse nuk lejoi që dyshimi i të tjerëve t’i ndikonte.

•Mosha nuk është asgjë më shumë se një numër

Gjatë pushtimit gjerman të Francës, Chanel u lidh me një oficer gjerman. Shumë e panë këtë marrëdhënie si një tradhti ndaj vendit të saj dhe nxitën protesta publike pas luftës, duke ndikuar shumë në markën e njohur. Kështu Chanel u zhvendos në Zvicër, por u kthye triumfuese në botën e modës në moshën 70 vjeç. Pavarësisht kritikave, Chanel ka mbetur dhe është ende një emër i suksesshëm.

Të ngjashme